“Partia Socialiste fitoi sepse zgjodhi njerëzit e duhur”.
Kështu deklaroi nga Fieri drejtuesja politike Belinda Balluku në përfundim të procesit të numërimit të votave, shkruan A2.
Balluku e pranoi se lista e hapur për PS-në ishte një motor për grumbullimin e sa më shumë votave.
“Ceno Klosi është i pari, mbi 16 000 vota; Klevis Jahaj është i dyti, rreth 13 000 vota. Për mua, si drejtues politik i qarkut është kënaqësi të shikoj që nuk është mbështetur vetëm subjekti, por edhe zgjedhjet tona për deputetë. Kësaj radhe kishim një listë ku gjithkush ishte i përfaqësuar. Ceno Klosi është lindur dhe rritur në Fier. Veçoj rastin e doktor Haxhiut, që vjen nga familje socialiste dhe është i njohur në rang vendi si një kirurg nga më të mirët. Mbështetja ka ardhur edhe për shkak të cilësisë së kandidatëve”, tha Balluku.
Më tej, Belinda Balluku shtoi: “Listat e hapura kanë meritokracinë në bazë të tyre dhe janë një motor për të sjellë sa më shumë vota”. (A2 Televizion)