Policia e Tiranës ka dhënë detaje mbi incidentin e ndodhur në KZAZ nr. 30 në zonën e Kasharit, ku një vëzhgues ka goditur anëtarin e kësaj KZAZ-je.
Sipas policisë janë konfliktuar mes tyre përfaqësues të subjekteve të ndryshme politike dhe për konfliktin është shoqëruar një person.
“Rreth orës 14:30, është kërkuar ndërhyrja e Policisë në KZAZ Nr. 30, në Yrshek, pasi gjatë procesit të numërimit, përfaqësues të subjekteve të ndryshme politike janë konfliktuar me njeri-tjetrin. Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar shtetasin R. N., 26 vjeç, i dyshuar i përfshirë në konflikt, për veprime të mëtejshme proceduriale”, njofton policia.
Policia po ashtu rrëzon pretendimin se në konflikt janë përfshirë edhe punonjës policie. “Sqarojmë se ky pretendim është i pavërtetë”, nënvizohet në njoftim.
Sakaq, uniformat blu po vijojnë punën për shoqërimin e personave të tjerë të përfshirë në konflikt dhe dokumentimin e plotë e rrethanave të konfliktit. (A2 Televizion)