“Bandat kanë vërshuar drejt KZAZ-ve me urdhër të Ramës”, Berisha: Janë në përpëlitjet e fundit

Nga A2 CNN
11 Maj 2025, 20:51 | Politikë

“Bandat kanë vërshuar drejt KZAZ-ve me urdhër të

Pas përfundimit zyrtar të procesit të votimi Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka urdhëruar bandat për ndikim të rezultatit të zgjedhjeve. Në një deklaratë për mediat kryedemokrati theksoi se ka rritje të ndjeshme të elektoratit.

“Të dhëna operative nga mbarë vendi dëshmojnë se në zonat tradicionale të qendrës së djathtë ka një rritje të ndjeshme të elektoratit dhe priten konform kësaj rritje edhe rezultatet me një optimizëm të vërtetë. Por unë jam këtu para jush për të deklaruar se sovrani foli. Vota është në duart e komisionerëve, në përgjegjësinë më të madhe. Në Durrës, bandat e Pojës, e Troplinit, kanë vërshuar drejt KZAZ-ve me urdhrin nga Edi Rama se mund të ndikojnë në rezultat. Kjo nuk është vetëm në Durrës, por ata janë më aktivë, janë denoncuar, qoftë nga mediat, qoftë nga PD dhe në zonat e tjera Edi Rama ka zgjedhur një lloj presioni drejt KZAZ-ve”.

Kreu i PD-së u bën apelmkomisionerëve të PD-së që të zbatojnë vetëm ligjin. Sipas Berishës asnjë votë nuk mund dhe nuk duhet të numërohet në presion

“Tani, porosia ime e prerë për të gjithë komisionerët tanë në KZAZ, në komisionet e numërimit, të zbatohet ligji, ligji dhe vetëm ligji. Asnjë votë nuk mund dhe nuk duhet të numërohet në presion. Garantoj të gjitha bandat se qeveria e Aleancës për Shqipërinë Madhështore do t’i shpallë ato grupe terroriste dhe do marrin ndëshkimet më maksimale si të tilla. Unë e kuptoj që ata janë në përpëlitjet e tyre të fundit dhe besojnë se mund të ndikojë në vullnetin e sovranit. Asgjë nuk mund të ndryshojë. Populli ka folur në mënyrë vendimtare”.

Berisha thekson se bandat që kanë bërë presion mbi votuesit do të shpallen terroriste dhe do marrin ndëshkimet maksimale, ndërsa komenton dhe exit poll-et.

“Garantoj të gjitha bandat se qeveria e aleancës për Shqipërinë madhëshotre do t’i shpallë ato banda terriosriste dhe do amrrin ndëshkimet maksimale si të tilla. Ata janë në përpëlitjet e tyre te fundit dhe besojnë se mund të ndikojënnë vullnetin  esovranit. Asgjë nuk mund të ndryshojë. Populli ka folur në mënyrë vendimtare. Së dyti lidhur me një exit poll të pretenduar nga një gënjeshtar i gatshëm, Baton Stanishiqi nuk bëri gjë tjetër veçse lexoi apo konvertoi në poll memorandumin e Kuçit. I them Ramës me  pilula të tilla do të mbetesh shumë shpejt për një kohë të gjatë pa gjumë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos