SPAK dërgon për gjykim ish-kryebashkiakun demokrat të Shkodrës, Bardh Spahia, të akuzuar për veptën penale “Pengime për ekzekutimin e vendimeve të gjykatës”.
Nga hetimet e Prokurorisë së Posaçme ka rezultuar se në kohën kur Spahia mbante detyrën e kryetarit të Asamblesë së Përgjithshme të Ujësjellës Kanalizimeve, Shkodër, njëkohësisht edhe atë të kryetarit të Bashkisë të këtij qarku, në korrik të 2022 ka liruar nga detyra administratorin e Ujësjellës Kanalizimeve, Marko Molla, dhe në vend të tij emëroi një tjetër person.
Ky vendim u ankimua nga Molla, për shkarkim të padrejtë nga puna dhe shkelje të ligjit. Gjykata e pezulloi vendimin e Spahisë, deri në marrjen e vendimit të formës së prerë duke vendosur që Marko Molla të rikthehej në detyrë.
Por pavarësish vendimit të gjykatës, SPAK thotë se Bardh Spahia nuk e respektoi vendimin për të vendosur edhe një herë në detyrë personin që shkarkoi, por 7 ditë më vonë nxori tre vendime të tjera, në të cilës sërish shkarkonte nga detyra Marko Mollën. (A2 Televizion)