Rektori i Universitetit Bujqësor të Tiranës, Fatbardh Sallaku mbërriti në orën 8:20 në kryesinë e Kuvendit, 40 minuta para se të niste rrëfimin e tij në Grupin Paralmentar të PS.
Pas 24 urdhër-arresteve nga SPAK për 9 tendera me probleme që kapin vlerën e rreth 90 milionë lekëve, Sallaku zgjodhi skenën politke të mazhorancaës për të mbrojtur imazhin e Universitetit që drejton.
“Mund të kisha zgjedhur edhe konferencë për shtyp, por zgjodha këtë. Dhe jam i gatshëm të shkoj në çdo grup tjetër”, tha Sallaku, shkruan A2 CNN.
Konsumimi i shpeshtë i ujit nxirrte zbuluar gjendjen e parehatshme të tij, teksa u mundua disa herë të tregonte që kjo shfaqje nuk është politike nga ana e tij dhe as ndërhyrje në drejtëssi.
“Nuk do të ndërhyj, por do të bashkëpunojmë. Shpresoj të jetë një process i ndershëm”, tha ai më tej shkruan A2 CNN.
Pavarësisht se kryeministri shprehet se rektori nuk është nën hetim për këto tendera, Sallaku e pranon që edhe atij SPAK i ka kërkuar telefonin e tij.
Për telefonin, për të treguar që nuk është i përfshirë, rektori shpjegoi deri kur shkon roli i tij sipas ligjit për arsimin e lartë. Jo rastësore u duk përmendja e Ministrisë që merret me administrimin.
“Ministrja e di… ne e çojmë buxhetin deri në Senat”, tha rektori më tej.
Shqetësimi kryesor për Sallakun, të cilin e nënvizoi disa herë, ka të bëjë me prishjen e imazhit të universitetit, teksa është në fazën finale të një marrëveshjeje me partnerët austriakë për transformimin jo vetëm të strukturës dhe programit arsimor, por edhe atij administrativ.
“Është e rëndësishme imazhi për universitetet sidomos në këto momente që kemi marrëveshje me bokun”, tha ai më tej.
Me lutjen për politikën që të mbrojnë Universitetin Bujqësor, Rektori u largua nga salla, edhe me lejën e Kryeministrit.
Ndërkohë gatishmërinë për të folur para socialistëve, rektori nuk e tregoi para mikrofonit të A2CNN në dalje të Kryesisë së Kuvendit. (A2 Televizion)