Bardhi i përgjigjet kritikave të Ramës për gjyqtarin Balliu: Zbatoi rregullat që ka miratuar qeveria

Nga A2 CNN
19 Gusht 2025, 20:59 | Politikë

Bardhi i përgjigjet kritikave të Ramës për gjyqtarin Balliu:

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi ka reaguar pas kritiklave të kryeministrit Edi Rama ndaj gjyqtarit Hazbi Balliu që sipas kreut të qeverisë vendosi në favor të një ndërtuesi të paligjshëm në kryeqytet, duke bllokuar me vendimin e tij konfiskimin e një pallati që po ndërtohej pa leje dhe të cilin qeveria pas konfiskimit do ta shndërronte në zyrat e reja të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.

Në reagimin e tij Bardhi sjell thekson se ka qenë qeveria që përmes një vendimi të vitit 2022 ka marrë në mbrojte ndërtuesit e paligjshëm.

“Edi Rama paska pyetur sot "Se si mund të angazhohen prokurorë a gjykatës të Republikës në favor të ndërtuesve të paligjshëm, kjo kërkon të kesh akses në trurin e prokurore Gjelit dhe të gjykatës Balliut. Dikush duhet t'i kujtojë që vetë ai s'ka akses në trurin e tij, sa kohë nuk kujton që ka firmosur vetë vendimin e qeverisë nr. 589, datë 7.9.2022, që favorizon ndërtuesit e paligjshëm dhe ligjëron antishtetin”, shprehet Bardhi në rrjetet sociale.

Sipas tij, gjyqtarët dhe prokurorët zbatojnë vetëm ligjin dhe vendimet e qeverisë.

“Gjyqtarët e prokurorët e Republikës nuk miratojnë rregulla, por janë të detyruar të zbatojnë rregullat që miraton qeveria e Kuvendi, pavarësisht se mund të mos u pëlqejnë apo të konstatojnë se mbajnë firmën e njerëzve pa tru e antishtet si Edi Rama!”, shkruan Bardhi krahas vendimeve të qeverisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos