Kolegji rrëzon padinë, Andia Ulliri nuk i merr mandatin Arjan Ndojës

Nga Ervin Koçi
19 Gusht 2025, 13:58 | Politikë

Kolegji Zgjedhori mori vetëm pak minuta kohë për të shqyrtuar padinë e Andia Ulliri e cila kërkon mandatin e dytë të deputetes për shkak të kuotës gjinore. Argumentet e padisë ajo nuk mundi ti shprehte në sallën e Gjyqit, pasi trupa nuk e legjitimoi si palë paditëse.

Ky vendim duket se nuk e kishte surprizuar avokatin e Andia Ullirit, Indrit Sefën, i cili lajmëroi ankimim në Kushtetuese, shkruan A2 CNN.

Në qarkun e Durrësit PD fitoi vetëm një mandat në listë të hapur, nën emrin e Arjan Ndojës si deputeti më i votuar, por Ulliri e aspironte atë nën argumentin kuotës gjinore.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos