Bardhi i përgjigjet Spiropalit për konceptin e mosbindjes civile

Nga A2 CNN
17 Tetor 2024, 19:24 | Politikë

Bardhi i përgjigjet Spiropalit për konceptin e mosbindjes civile

Kryetari i grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka replikuar me kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropali, pasi kjo e fundit reagoi pas tensioneve të sotme në Parlament.

Bardhi, me anë të një postimi në X, shkruan: “Na paska dhënë leksion nga burgu Pëllumb Gjoka përmes zyrës për shtyp të Kuvendit se cili është kuptimi filozofik i “mosbindjes civile”! Mosbindja civile në kuptimin e Pëllumbave në Kuvend është që krimi i organizuar të shpërfill ligjin dhe të mbretërojë në çdo institucion!”

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos