KQZ zëvendëson Salianjin, Andrea Mano merr mandatin e deputetit

Nga A2 CNN
17 Tetor 2024, 15:03 | Politikë

Andrea Mano pranoi të merrte mandatin e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë duke zëvendësuar kështu karrigen e Ervin Salianjit, shkruan A2 CNN. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve plotësoi vakancën e krijuar në qarkun e Korçës pas dënimit nga Gjykata e Apelit të Ervin Salianjit.

Këtë mandat Mano do të fillojë ta ushtrojë pas seancës së ardhshme parlamentare ku do të duhet të kryejë edhe betimin që të quhet zyrtarisht deputet.

Salianji u dënua me një vit burg për kallëzim të rremë nga Gjykata e Apelit dhe po e kryen dënimin në burgun e Fierit. Së fundmi, Gjykata e Lartë rrëzoi kërkesën e tij për pezullimin e dënimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos