Deputetët e PD letër Spiropalit: Do mbani përgjegjësi, po i bëni puç kushtetues Kuvendit

Nga A2 CNN
17 Tetor 2024, 15:27 | Politikë

Deputetët e PD letër Spiropalit: Do mbani përgjegjësi, po i

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i ka nisur një letër zyrtare kryetares së Kuvendit, Erisa Spiropali, për zhvillimet e kësaj të enjteje jashtë godinës së Kuvendit, ku deputetët e opozitës u ndaluan nga Garda për t’u futur në sallë.

Në letër, deputetët e PD i drejtohen Spiropalit duke i thënë se do të mbajë përgjegjësi për urdhërimin e Forcave Speciale të Policisë së Shtetit të dhunojnë deputetët e opozitës, shkruan A2.

“Duke dënuar me forcë aktin brutal, të paprecedentë, të hakërrimit të Policisë së Shtetit ndaj deputetëve të opozitës në mjediset e brendshme të Kuvendit të Shqipërisë, ju siguroj se ju personalisht dhe cilido tjetër që në mënyrë arbitrare urdhëroni Forcat Speciale të Policisë së Shtetit të dhunojnë deputetët e opozitës, do të mbaheni përgjegjës për këtë shkelje te rënde ligjore, që ka tiparet e një puçi kushtetues ndaj integritetit të Kuvendit të Shqipërisë”, thuhet ndër të tjera në letër.

Deputetët e PD letër Spiropalit: Do mbani përgjegjësi, po i (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos