Bardhi: Nikolla ka urdhëruar gardën të rrethojë Kuvendin, shteti autokrat i Edi Ramës

Nga A2 CNN
18 Nëntor 2023, 15:55 | Politikë

Bardhi: Nikolla ka urdhëruar gardën të rrethojë Kuvendin,

Kreu i grupit të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka hedhur akuza në drejtim të kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, sipas së cilit “do të blindojë” parlamentin ditën e hënë, kur pritet të jetë seanca e radhës parlamentare.

Bardhi thotë se Garda e Republikës është urdhëruar që të rrehthojë sallën e seancave plenare dhe deputetët e opozitës.

Për Bardhin, kjo është një tregues i një shteti autokrat të Edi Ramës.

“Sot jemi njohur me urdhrin e paligjshëm të Lindita Nikollës për të rrethuar të hënën sallën e seancave plenare me forcat speciale të Gardës së Republikës, duke shpallur kështu zyrtarisht shtetin personal autokrat të Edi Ramës. Siç shihet edhe në foton bashkëlidhur Garda e Republikës është urdhëruar të bëjë “provat” gjatë ditës së sotme sesi do të rrethojnë deputetët e opozitës gjatë seancës plenare të së hënës! 

Duke dënuar me forcë këtë degradim të regjimit të Edi Ramës, duam të sigurojmë se nuk ka gardist e polic që mund të pengojë dhe intimidojë opozitën në misionin për të kthyer parlamentarizmin dhe për të mbrojtur të drejtat kushtetutese të opozitës. Një Parlament, ku deputetët rrethohen nga forcat e sigurisë gjatë vendimmarrjes së tyre, nuk mund të jetë kurrë Parlamenti i një vendi demokratik, anëtar i NATO-s dhe vend kandidat për në BE. Është akt i paprecedent në 32 vite demokraci, shndërrimi i sallës së Kuvendit nga salla e përfaqësuesve të qytetarëve, në sallën e gardistëve qeveritar. Ky Parlament është turpi i Shqipërisë, njëlloj si qeverisja e korruptuar e Edi Ramës”, shkruan Bardhi.

Kjo vjen pasi opozita ka paralajmëruar për bojkot për shkak se i janë mohuar 8 Komisione Hetimore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos