
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas kërkesës së Partisë Socialiste për përjashtimin e tij nga punimet e Kuvendit, pas tensioneve të regjistruara gjatë seancës parlamentare.
Përmes një deklarate publike, Bardhi akuzoi kryeministrin Edi Rama për shkelje të Rregullores së Kuvendit dhe të Kushtetutës, duke e cilësuar kërkesën për përjashtim si një përpjekje për të shmangur përgjegjësinë politike.
Postimi i Bardhit:
Jo 60 ditë, por bëjini 4 vjet! Shkelni rregulloret dhe Kushtetutën! Bëni gjithçka që keni në dorë. Prapëseprapë, frikën e Edi Ramës nuk keni për ta zhdukur dot.
Edi Rama është i vetmi kryeministër që ka nevojë për votën e një personi të akuzuar për korrupsion, si Belinda Balluku, për të shkatërruar jetën e qytetarëve dhe për të fshirë nga harta 15 bashki.
Është i vetmi kryeministër në botë që shkon në Kuvend për të votuar, i rrethuar nga 40 efektivë të Gardës së Republikës. Sepse ai e di më mirë se kushdo se llogaritë nuk i ka me deputetët e opozitës, por me qytetarët, të cilët i ka braktisur dhe i ka dhunuar prej 13 vitesh! (A2 Televizion)