Basha: Kooperativa Rama-Berisha po bllokon ligjin e vetting-ut të parlamentarëve

Nga A2 CNN
12 Shtator 2024, 10:12 | Politikë

Basha: Kooperativa Rama-Berisha po bllokon ligjin e vetting-ut të

Lulzim Basha, kreu i PD-Demokratët Euroatlantikë, deklaroi para mediave në ambientet e jashtme të Kuvendit, se do të këmbëngulë që të futet në agjendën parlamentare ligji për vetting-un e parlamentarëve, siç raporton A2.

"Sesioni i ri nis me një bashkëpunim Rama -Berisha. Prej më shumë se një viti kemi depozituar në Kuvend ligjin për vetting-un e politikanëve. Në dorëzimin e projektligjit që mbahet në sirtar kemi propozuar edhe heqjen e imunitetit të deputetëve që deputetët e qytetarët të jenë të barabartë para ligjit", tha Basha.

“Asnjë nga bashkëpronarët e kooperativës Rama-Berisha nuk këmbëngul që të futet në agjendën parlamentare, por ne do të insistojmë për të treguar me gisht autorët e bllokadës parlamentare për ligjin e vetting-ut të parlamentarëve, për kërkesën për heqjen e imunitetit të parlamentarëve dhe për ligjin tjetër që kemi dërguar për mbështetje ndaj SPAK-ut që parashikon buxhet më të madh për të”, shtoi Basha.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos