Pas më shumë se një muaj përballje gjyqësore, sa në KQZ, KAS e Kolegj Zgjedhor, procesi zgjedhor i nisur në 4 gusht në Himarë ka përfunduar.
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve i ka dhënë sot zyrtarisht Vangjel Tavos, mandatin si kryebashkiak i Himarës. Vendimi i kryekomisionerit Ilirjan Celibashi vjen pas seancave të zhvilluara në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve si në Kolegjin Zgjedhor, ku trupat gjykuese hodhën poshtë pretendimet e opozitës për parregullsi në zgjedhje.
Vangjel Tavo u zgjodh kryebashkiak i Bashkisë Himarë në zgjedhjet e 4Gushtit përball Petro Gjikurisë nga koalicioni Bashkë Fitojmë. Tashmë Tavo pritet që të bëjë dhe betimin para këshillit bashkiak dhe të nisë punën në krye të Bashkisë Himarë. (A2 Televizion)