Presidenti Bajram Begaj hodhi poshtë kërkesat e opozitës për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, duke argumentuar se nuk ka nevojë për një mbledhje të tillë në kushtet aktuale. Presidenca theksoi se kreu i shtetit po informohet në mënyrë të vazhdueshme nga institucionet përgjegjëse për sigurinë dhe partnerët ndërkombëtarë.
Kërkesave të opozitarëve për të mbledhur Këshillin e Sigurisë, Presidenti Bajram Begaj iu përgjigj duke dhënë arsyet se përse nuk është e domosdoshme.
Nëpërmjet një reagimi zyrtar, institucioni i Presidentit të Republikës shprehet se Këshilli i Sigurisë është organ që informon kreun e shtetit për masa konkrete dhe për deklaratën e ambasadës amerikane për rrezikun e sulmeve iraniane në Shqipëri, Bajram Begaj është duke u informuar nga ana e institucioneve pjesëmarrëse: “Presidenti i Republikës vijon komunikimin me institucionet përgjegjëse për sigurinë publike dhe kombëtare, të cilat janë në koordinim dhe bashkërendim të vazhdueshëm me partnerët tanë, si dhe në krye të detyrës për përmbushjen e detyrimeve të tyre kushtetuese dhe ligjore”.
Por, kur janë rastet kur ka ndodhur të mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare?
Këshilli i Sigurisë Kombëtare është organ i cili përgjatë viteve të fundit është mbledhur disa herë, madje edhe nga vetë Bajram Begaj, shkruan A2. Që nga nisja e mandatit të tij presidencial, Begaj e ka thirrur tre herë këtë organ dhe të treja lidhen me sulmet kibernetike nga grupet e hakerave të mbështetur nga Irani.
Edhe paraardhësi i tij, Ilir Meta, gjatë ushtrimit të mandatit e thirri disa herë këtë organ, përshkak edhe të faktkeqësive që përfshinë vendin, si tërmeti i nëntorit 2019 dhe pandemia covid 19. Për të fundit herë që mbeta e mblodhi këtë këshill, ishte në pranverën e vitit 2022 kur Rusia nisi agresionin ndaj Ukraninës.
Këshilli i Sigurisë Kombëtare ka qenë gjithmonë organ që ka trajtuar çështje sensitive pasi në brendësi të tijë janë jo vetëm titullarët e shtetit por edhe drejtuesit e agjencive të inteligjencës. (A2 Televizion)