Këshilltari i Partisë Socialiste, Alfred Kika Muharemi, dhe Fjoralba Dizdari, Sekretare për integrimin Evropian në Partinë Demokratike u përfshinë në një debat mbi pensionet dhe integrimin e vendit në Bashkimin Europian.
Debati i zhvilluar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN:
Dizdari: Të mos shkojmë më larg. Çfarë pune kishte drejtuesja e SHISH-it, Vlora Hyseni, me një kriminel të kërkuar nga drejtësia, nga SPAK?
Muharremi-Kika: Ashtu siç kishte punë Partia Demokratike gjatë kohës që mbante një Lazarat të tërë me drogën sheshit.
Dizdari: O zotëri, jeni në vitin e 14 të qeverisjes. Nuk po them të keni një moral politik, por a keni një moral njerëzor?
Muharremi-Kika: Ore, kemi gabime sa të duash, por kur flisni ju për gabimet tona është të vësh duart në kokë.
Dizdari: 120 mijë lekë merr një pensionist! Janë rritur çmimet dhe nuk blejnë dot më as ilaçet. Bëhuni njerëzor!
Muharremi-Kika: Nuk flisni dot për pensionistët ju që shkatërruat sistemin e mbështetjes së pensionistëve. Sot kjo është barra më e madhe e PS.
Dizdari: Zotëri, janë njerëzit në varfëri ekstreme sot. Fole për BE-në, por si do bëhesh pjesë e saj kur nuk plotëson standardet?
Muharremi-Kika: Dakord, kemi shumë gjëra që nuk e meritojmë ne BE-në. Prandaj duhet të jemi pjesë e BE-së dhe pastaj ta drejtojë këtë vend kushdo dhe të shkojmë në standardet për të cilat kemi punuar.
Dizdari: Kështu do të vazhdojmë, duke i bërë presion BE-së me Rusinë e Kinën?
Muharremi-Kika: Ke edhe vende pjesë të familjes së Bashkimit Europian që kanë vazhdimisht elemente korruptive. (A2 Televizion)