Berisha kundër ndryshimeve: Kodi i ri i procedurës penale nuk u miratua nga Këshilli i Evropës

Nga A2 CNN
1 Tetor 2026, 15:02 | Politikë

Kryetari i PD ka shprehur nga Strasburgu kundërshtimin e tij ndaj ndryshimeve në kodin e procedurës penale. Pas takimit me Sekretaren e Përgjithshme të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës tha se në diskutim iu bë e ditur se ekspertët e KiE, nuk e kanë miratuar këtë paketë.

“Kjo nuk është një paketë e sugjeruar apo e miratuar apo e hartuar nga specialistët e Këshillit të Europës”, ka cituar Berisha duke iu referuar asaj se çfarë iu bë e ditur në tryezë.

Gjithashtu kryetari i PD shton se bëri të ditur realitetin sipas tij të situatës në Shqipëri duke akuzuar mazhorancën për mbështetje të grupeve kriminale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos