Sali Berisha deklaroi për skandalin te Onkologjiku se “shqiptarët duhet ta dinë se ai spital me aparaturën që solli Odeta, Zonja e Vdekjes, mbjell vdekje te të sëmurët, mbjell vdekje te personeli, mbjell vdekje te banorët e zonës”.
“Ju duhet ta dini se aparatura e sjellë për kobaltin punon me iridium. Aparatura është lënë vite në korridore dhe zyra duke emetuar për vite të tëra. Ju duhet ta dini se impianti i iridiumit, të cilën e solli Zonja e Vdekjes Manastirliu dhe e plasi si thes në korridor, kishte rrezatim 18 herë më të lartë se rrezatimi i lejueshëm. Rrezatimi 18 herë mbi normën është mordigjen, është sëmundjeshkaktues për njeriun, për kafshën, për çdo qenie”, u shpreh Berisha.
“Miqtë e mi, aty janë jo një, po disa personel të sëmurë me sëmundje malinje nga ky impiant. Aty janë numri i të sëmurëve të tjerë nuk dihet se sa janë”, shtoi kreu i PD. (A2 Televizion)