Vendimet e grupit të PD: Interpelancë me Ramën dhe debat për fondet e IPARD

Nga Anesti Barjamemaj
26 Qershor 2024, 16:05 | Politikë

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike kërkon të përballet me Kryeministrit Edi Rama në Kuvend sa i përket çështjes së emërimit të një këshilltari të tij të jashtëm për çështjet e sigurisë.

Gazment Bardhi, pas mbledhjes së grupit sqaroi se deputetët kanë firmosur një kërkesë për interpelancë urgjence dhe do t’i kërkojë llogari Ramës për emërimin e ish-gjeneralit të shërbimeve sekrete rumune Florian Koldea.

Interpelancë Urgjente me Kryeministrin Edi Rama mbiemërimin e ish-gjeneralit të shërbimeve sekrete rumune Florian Coldea si këshilltar i jashtëm i Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë. Media rumune kanë shkruar se si Gjenerali rumun ofronte mbrojtje për rrjetin që e sillte kokainën nga Meksika drejt Shqipërisë dhe më pas në Rumani ku shpërndahej kryesisht në zonat e pasura”, tha Gazment Bardhi.

Deputetët demokrat në seancën e ardhshme plenare kërkojnë që të debatojnë edhe për hetimin e Bashkimit Europian për fondet IPARD që duhej të shkonin në favor të fermerëve por janë keqpërdorur. Për këtë çështje kanë dorëzuar në Kuvend dhe një kërkesë për mocion me debat.

Mocion me Debat për abuzimin me fondet e BE për bujqësinë, që kanë sjell anulimin e fondeve të IPARD II dhe III, në vlerë totale 142 milion euro. Rezolutë e Kuvendit për marrjen e masave për këtë fenomen dhe kërkesa për ngritjen e një Komisioni të Posaçëm Parlamentar për problematikat që janë evidentuar dhe mekanizmat mbrojtës ligjor që nevojiten për të përfituar edhe qytetarët shqiptar nga fondet e IPARD”.

Sa i përket reformës zgjedhore, kreu i grupit të PD akuzoi sërish maxhorancën për bllokim dhe se ka nisur një fushatë për të intimiduar punonjësit e administratës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos