“Nuk po bën opozitë”, shumica e deputetëve të PD kërkojnë shkarkimin e Flutura Açkës nga komisioni i medias

Nga Anesti Barjamemaj
26 Qershor 2024, 17:35 | Politikë

“Nuk po bën opozitë”, shumica e deputetëve të PD

Deputetja Flutura Açka është bërë objekt debati në mbledhjen e kësaj të mërkure në Grupin Parlamentar të Partisë Demokratike.

A2 CNN mëson se shumica e deputetëve kanë kërkuar në këtë takim që Flutura Açka, e cila mban pozicionin e kryetares së Komisionit të Medias të shkarkohet nga kjo detyrë, pasi sipas tyre “përveç se nuk po bën opozitë, po pengon dhe punën e opozitës”.

Sipas tyre Açka nuk mund të jetë më në këtë pozicion, pasi nuk po e ushtron si duhet dhe nuk po mbron interesat e opozitës dhe kanë kërkuar nga kryetari i grupit që të marrë masa.

Gazment Bardhi ka kërkuar prej deputetëve mirëkuptim, duke thënë se nuk do merret asnjë vendim lidhur me këtë kërkesë pasi jepet mesazh i gabuar. Sipas tij duhet që të punohet për bashkim dhe jo për përçarje mes demokratëve.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos