Berisha: Brenda mandatit të parë merr përgjigje përfundimtare çështja e pronësisë. Legalizimet do të jenë falas pa asnjë lek

Nga A2 CNN
23 Prill 2025, 13:22 | Politikë

Berisha: Brenda mandatit të parë merr përgjigje

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, premtoi se "gjatë mandatit që vjen, çështja e pronësisë do marrë përgjigje përfundimtare".

"Në 12 vite janë zgjidhur gjithsej 800 dosje pronësie, në 4 vite unë garantoj pronarët, se çdo pronar ose do të marrë tokën që ka patur, ose do të kompensohet me tokë, apo me vlerë tregu të saj, me para. Të gjitha legalizimet pa përjashtim do të jenë falas pa asnjë lek, dhe lejet e legalizimit do të shndërrohen në tapi në 11 ditët e para të qeverisë së ardhshme", deklaroi Berisha, shkruan A2.

"Ne nuk bëjmë kurrë urbanizimin para legalizimit, ne bëjmë legalizim para urbanizimit dhe në këtë kontekst legalizimi do të jetë falas dhe çdo dokument leje, legalizimi që ju dispononi do të njihet si tapi me një dekret të veçantë", shtoi Berisha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos