“Iu thashë që Vrenozi është 1”, Rama: Ndezi sallën, Berisha nuk e arrin dot, i takon froni i Kënetës

Nga A2 CNN
22 Prill 2025, 22:14 | Politikë

“Iu thashë që Vrenozi është 1”, Rama: Ndezi

Kryeministri Rama ka ironizuar takimin më të fundit të Partisë Demokratike në qarkun e Korçës, ku mes folësve ishte dhe një personazh i njohur i rrjeteve sociale në këtë zonë Ilir Vrenozi, me të cilin kreu i qeverisë kishte zhvilluar një bisedë telefonike më herët, ku e ftonte në një takim.

Kreu i qeverisë mes të tjerash thumbon dhe reagimin e sallës ku mbahej takimi elektoral i PD pas sharjeve të Vrenozit, për të cilën thotë se Berisha nuk mund ta bëjë më.

“Po pse kot e thashë unë që Vrenozi është 1-shi i vërtetë i PD-së! Shikojeni se si e shpërthen ai një sallë të tërë me sharjet e tij ekstreme e me thirrjet ndaj fantazisë erotike të audiencës fanatike, që ta kuptoni deri në fund se çfarë kënete është PD-ja! Bufi as në ëndërr se kap dot më atë nivel ekzaltimi të turmës së habitatit të tij të lashtë.  Për mua Vrenozit i takon kapelja e Bufit deri në 11 maj dhe pas 11 majit edhe froni i mbretit të kënetës”, shkruan Rama në rrjetet sociale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos