Analisti Lorenc Vangjeli zbuloi një studion e Debat në A2 CNN një plan që të rinjtë e Partisë Demokratike kishin përgatitur për të goditur kryeministrin Rama pikërisht në pikën e tij më të fortë, atë të bërit qesharak kundërshtarin.
Sipas Vangjelit, Rama arriti ta zbulojë këtë skenar ku do të personazhi Ilir Vrenozi do të maskohej si ai dhe i bëri parapritë duke e marrë i pari në telefon.
“Në momentin që u zbulua një ngjashmëri fizike mes LaCivita dhe deputetit Sina, që Rama do ta shfrytëzonte atë dhe me AI, që është një nga dashuritë e tij të fundit, në PD një grup çunash të talentuar donin ta bënin këtë gjë me një personazh karizmatik që vjen nga juglindja e Shqipërisë që është Ilir Vrenozi.
Do t’i shtonin pak mjekër dhe dukeshin tiparet si të ngjashme dhe do të godisnin Ramën te aftësia për ta bërë qesharak kundërshtarin. Si duket Rama e mësoi këtë gjë dhe i doli përpara këtij skenari duke e telefonuar Vrenozin e famshëm, produkt i kohës ku jetojmë që është si rigoni në këtë supën tonë politike”, tha Vangjeli. (A2 Televizion)