Berisha thirrje diasporës: Mos e fotografoni votën, qëndroni qytetarë të lirë

Nga A2 CNN
22 Prill 2025, 21:32 | Politikë

Berisha thirrje diasporës: Mos e fotografoni votën, qëndroni

Nga Korça, kreu i demokratëve Sali Berisha përsëriti thirrjen për qytetarët dhe nëpunësit e administratës që të mos e fotografojnë votën më 11 maj pavarësisht kërcënimeve që marrin për vendin e punës.

Berisha iu kërkoi qytetarëve të dalin në votime dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre.

“Ju nënpunësit e këtij shteti që zbatoni ligjin dhe u shërbeni qytetarëve, besnikëri ndaj ligjit, ju garantoj se, jeni dhe do mbeteni njerëz të respektuar.

Ndaj dhe thirrja ime për ju është, në takime nuk keni çbëni do shkoni, se ju pushojnë nga puna, por votën mos ja jipni atij, votën mos ja jipni.

Votoni për vëllezërit, motrat tuaja, votoni për dinjitetin tuaj.

Votoni në mënyrë që në 11 maj, të shkojë atje ku e meriton.

I bëj thirrje diasporës që po voton këto ditë, asnjë votë mos fotografoni, qëndroni qytetarë të lirë të këtij vendi, qytetarë të lirë aty ku jeni.

Votoni ndryshimin, votoni shpëtimin e Shqipërisë.

Dhe ata që nuk mundën të regjistrohen, të bëjnë gjithçka, të vërshojnë drejt Korçës dhe Shqipërisë më 11 maj, ditën e fitores”, tha Berisha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos