Berisha denoncon ADS: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur me baxhanakun e tij

Nga A2 CNN
2 Qershor 2026, 12:23 | Politikë

Berisha denoncon ADS: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një

Pak ditë pasi qeveria prezantoi shoqërinë e re shtetërore “Albanian Digital Solution”, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur akuza, duke e cilësuar atë si një mekanizëm të ngritur për të kanalizuar fonde publike pa kontroll dhe transparencë.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Berisha e quajti ADS-në miniera e re e floririt e familjes së kryeministrit Rama, duke pretenduar se kompania është ngritur pa një vendim të Këshillit të Ministrave që të përcaktojë kompetencat, funksionimin dhe mekanizmat e kontrollit të saj.

“Jam sot për të denoncuar para shqiptarëve kopshtin e ri privat, minierën e floririt të familjes Rama apo AKSHI-n me një emër të ri, Albanian Digital Solutions. E gjithë mafia e IT e ka në emërtimin e kompanisë fjalën solutions. Të gjitha kompanitë, me solution janë nja 35 kompani. Për ngritjen e ADS-së, minierës të floririt të Edi Ramës, nuk ka një vendim të Këshillit të Ministrave, i cili do pasqyronte qartë kompetencat e këtij institucioni. Është një mënyrë e gjetur për të kanalizuar fondet drejt kompanive të baxhos apo të kunatit të Lindës së Surrelit pa asnjë mekanizëm kontrolli si në rastin e kompanisë KAYO të famozit KAYO, vetëm se këtu skandali duket se thellohet shumë më tepër. Siç thamë më lart, për ADS-në nuk ka asnjë ligj dhe vendim qeverie që të përcaktojë veprimtarinë e saj. Të gjitha i janë lënë në dorë aksionarit kryesor të saj, AKSHI-t”, u shpreh Berisha.

Sipas tij, i vetmi vendim qeverie që lidhet me këtë shoqëri është ai i 20 majit 2026, përmes të cilit është miratuar një fond prej 7 milionë eurosh në favor të ADS-së, rreth dy javë pas regjistrimit të kompanisë në Qendrën Kombëtare të Biznesit.

“I vetmi VKM për këtë qëllim është ai i datës 20 maj 2026, i cili flet për miratimin e fondit prej 7 milionë eurosh në favor të ADS. Ky vendim ka ardhur rreth 15 ditë pas regjistrimit të kompanisë shtetërore në QKB. Pra, ajo që bie në sy është kjo: VKM nuk përcakton objektin e veprimtarisë. Nuk krijon vetë shoqërinë. Nuk miraton statutin. Nuk përcakton kompetencat. Nuk shpjegon marrëdhënien me AKSHI-n. Asgjë! Nuk përcakton modelin e kontrollit, kush do e kontrollojë, si. Nuk sqaron regjimin e prokurimeve dhe çka është më e rëndësishme nuk shpjegon pse nevojitet kompania. E kuptoni pra që është krijuar një monstër për të vjedhur në mënyrë të pandalshme. E kuptoni, një vendim që nuk flet për asnjë për këto përcaktime, por vetëm t’i dhurojmë 7 milionë euro”, theksoi Berisha.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos