Edhe pse rrezikon arrestin në shtëpi, kjo nuk e ka ndalur Sali Berishën në aksionin e tij opozitar. Në deklaratën për mediat që pati nga selia blu, Berisha paralajmëroi se do të ketë protesta të fuqishme.
“Emrin e Sali Berishës si person në hetim, Skapi i partisë e ka regjistruar vetëm me datën 2 tetor. Hetimin për klubin Partizani e kanë pasur si çështje dhe jo me personat, por emri im dhe i Jamarbër Malltezit është regjistruar si person nën hetim vetëm me datën 2 tetor. Sali Berisha ka 2, 3 vjet dhe do të vazhdojë pa lëkundje kundër krimeve që Skapi kryen me hetimin e dosjeve, kundër pranisë së kriminelëve në Skap. Dhe ju them këtu se do ketë protesta të fuqishme. Pse? Absolutisht jo për Sali Berishën, kurrë!”, u shpreh Berisha.
Ndërkohë, në të njëjtën linjë, që nuk do stepet, ka qenë edhe kur u pyet se kujt do ia delegojë kompetencat, kur të jetë në masën e arrestit shtëpiak. Për këtë nuk kishte asnjë hije dyshimi dhe u përgjigj shkurt dhe prerë.
“Sali Berishës”, përfundoi ai.
Berisha: Do kemi protesta të fuqishme (A2 Televizion)