SPAK kërkon "arrest shtëpie" dhe "ndalim komunikimi", Berisha: Ju tregoj 2 arsye pse më pëlqen shumë si masë

Nga A2 CNN
28 Dhjetor 2023, 13:14 | Politikë

SPAK kërkon "arrest shtëpie" dhe "ndalim

SPAK ka kërkuar "arrest me burg", duke i pamundësuar komunikimin me persona të tjerë përtej familjes, mirëpo kur të gjithë e konsiderojnë si një masë e rëndë, Sali Berisha tregon se i pëlqen shumë. Për këtë ka listuar 2 arsye.

“Ajo kërkesë më ka pëlqyer shumë, por e dini pse? Sepse ajo kërkesë tregon më shumë se çdo gjë tjetër 2 gjëra, së pari se cili është Edi Rama, bastard, pasardhës i një xhelati. Së dyti, është se është dëshmi e tmerrit që ai ka nga unë, dhe mua kjo më pëlqen të jem i sinqertë”, tha Berisha.

Berisha u pyet nëse do të zbatonte masën e arrestit shtëpiak.  “Unë siç keni konstatuar ju, në fushën që është e avoketërve, ndjek konsultat me ta. Nuk është momenti të konsultohem paraprakisht. Konsultat vijnë hap pas hapi. Do të ndjek këshillën e tyre”, tha ai.

Ndërkohë, nuk ka një përgjigje se si do të vijojë aksionin opozitar në një kohë kur do të jetë në një masë sigurimi.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos