Berisha: Do të paraqesim amendamentet për rritjen e pagave dhe vendosjen e minimumit jetik 200 euro

Nga A2 CNN
23 Nëntor 2026, 13:59 | Politikë

Berisha: Do të paraqesim amendamentet për rritjen e pagave dhe

Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi sot se PD do të paraqesë amendamentet për rritjen e rrogës minimale me 50 për qind dhe vendosjen e minimumit jetik 200 euro, ndërkohë që të enjten pritet të miratohet buxheti i ri.

Po ashtu kreu i selisë blu theksoi se asnjë pension jo i plotë apo i çfarëdo llojit nuk mund të jetë nën 200 euro.

“Sigurisht që ne do bëjmë amendamentet tona, ne do kërkojmë rritjen e rrogës minimale 50 përqind, rritjen e rrogës mesatare 30 përqind, vendosjen e minimumit jetik 200 euro. Asnjë pension jo i plotë apo i çfarëdo llojit nuk mund të jetë nën 200 euro, dhe një sistem rritjesh pensionesh që ecin drejt dyfishimit të tyre. Pra, me fjalë të tjera, ne nuk do t'i mashtrojmë shqiptarët se do investojmë 2.2 miliardë, jo.

Ne do zbresim absolutisht në 700 ose 800 milionë euro dhe asnjë qindarkë tjetër. Dhe ju garantoj se do bëjmë shumë më tepër se ç'kanë bërë këta në katër vite me këto. Po, po, pra siç e shihni ne kemi shumë motive për të bërë amendamentet më serioze, më të drejta, dhe do t'i paraqesim. Natyrisht, ju e keni parë, aty ka një shumicë memece, pseudo shumicë e paligjshme. Ata nuk flasin, ua ka hequr të drejtën e fjalës Edi Rama”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos