Rama vizitë në Shtëpinë Muze të Alfabetit Shqip në Manastir: 118 vite më parë u vendos se si do t’i shkruanim njëri-tjetrit

Nga A2 CNN
22 Nëntor 2026, 19:15 | Politikë

Rama vizitë në Shtëpinë Muze të Alfabetit Shqip në

Kryeministri Edi Rama ka vizituar Shtëpinë Muze të Alfabetit Shqip, në Manastir, në Maqedoninë e Veriut, ku u hodhën themelet e alfabetit tonë kombëtar.

“Në shitoren e Ballkanit ka plot shtëpi ku burra të rëndësishëm janë ulur pas një oxhaku për të vendosur për një luftë, për një kufi, derisa këtu, në këtë shtëpi, 118 vite më parë, njerëzit u ulën për të vendosur se si do t’i shkruanin njëri-tjetrit, nga Manastiri në Shkodër”, tha Rama, shkruan A2.

“Mes burrave të këtij Kongresi ishte edhe një grua, Parashqevi Qirjazi, që u bë një frymëzim për ne kur bëmë abetearen e përbashkët me Kosovën. Shqipja është në një agresion të madh, si të gjithë vendet e vogla në këtë botë me teknologji. Prandaj, unë them se qeveria e Shqipërisë, e Kosovës, dhe të gjitha strukturat dhe institucionet që shqiptarët kanë sot, duhet të shohin më tutje me një projekt afatgjatë për shqipen, mbi themelet që i kemi ndërtuar tashmë. Do të ishte vërtet e pajustifikueshme përballë historisë, që Tirana dhe Prishtina, sot së bashku me të tjerët përreth, në këtë hapësirë ku shqipja gëzon të drejta që nuk i ka pasur më parë, të mos ndërmerrnin së bashku ndërtimin e një biblioteke të madhe digjitale të hapur për çdo fëmijë dhe mësues në mbarë botën”, shtoi më tej kryeministri Rama.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos