Berisha: Fatkeqësitë zbuluan dështimin e shtetit, betoni i mafies shembi shtëpi

Nga A2 CNN
3 Mars 2026, 19:45 | Politikë

Berisha: Fatkeqësitë zbuluan dështimin e shtetit, betoni i mafies

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me demokratët e Durrësit, akuzoi qeverinë për dështimin total në menaxhimin e fatkeqësive natyrore.

Berisha theksoi se askush nuk ka dhënë llogari për shkeljet dhe vjedhjet e fondeve publike, përfshirë kanalet e bllokuara, hidrovorët e zhvendosur dhe rrugët e ndërtuara me korrupsion.

"Ra tërmeti këtu. Pamje shumë, shumë të rënda. Si sot, kujtoj një vilë, të bukur, 3-katëshe. Pronarët e saj ishin në Greqi, kishin punuar në Greqi.

Kishin marrë projektin dhe e ndërtuan këtu. Vila u shemb sikur të ishte vilë tallashi, dhe ai thoshte se, ishte hedhur beton njësoj si ndërtimet që bëjnë në Greqi. Por problemi është se, betoni i Gjushit është beton tallashi, beton i mafies.

U shemb vila sikur të ishte prej kartoni, dhe qartë fare që betoni nuk ishte beton. A dëgjuat ju, që sipërmarrësi i betonit të përgjigjet? Asnjë! Po pse? Sepse është i mafies shtetërore.", tha Berisha.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos