Berisha: Gjesti që Edi Rama sot tregoi, është simbol i shkallmimit dhe i tmerrit të tyre para disfatë

Nga A2 CNN
11 Shkurt 2025, 14:48 | Politikë

Berisha: Gjesti që Edi Rama sot tregoi, është simbol i

"Ne shkojmë drejt këtyre zgjedhjeve në një situatë të ndryshme, në kuptimin e mbështetjes së madhe për PD dhe në kuptimin e programit të saj. Ju e patë se çfarë po ndodh në krahun tjetër. Ai gjesti që Edi Rama bëri sot është simbol i shkallmimit dhe i tmerrit të tyre para disfatës".

Kështu u shpreh Sali Berisha, duke iu referuar momentit kur kryeministri Edi Rama goditi tavolinën në momentin kur i thanë se kishte probleme "livestream"-i i tij.

"Fat i madh që nuk kishte aty ndonjë ministër, apo ndonjë zonjë, se do të hante ajo grushtin në vend të tavolinës. Seç ishte një hije aty, e pashë dhe unë, po fat i madh që nuk e kapi grushti, shkoi në tavolinë. Ndaj dhe situata e tyre është situata e një organizate kriminale, tipike. Ajo që ndodhi dje, sigurisht që ai është numri 2 i partisë, por krimet e Edi Ramës dhe veprat e tij janë disa kate më lart se të Erion Velisë, duhet të themi të vërtetën, ndonëse ai i meriton të gjitha, Erion Veliaj, po Edi Rama nuk ka të krahasuar. Edi Rama me aferën e Portit të Durrësit, regjistroi një aferë përreth 4 mld euro. Është afera korruptive ndër më të mëdhatë në të gjithë Europën dhe më gjerë", tha Berisha.

"Edi Rama me koncensionet regjistron qindra e qindra milionë euro të vjedhura, të grabitura. Unë prap ju rikujtoj këtu, vetëm me CEZ-in, Edi Rama ka ndarë të paktën 600 milionë euro për të cilat CEZ-i me fatura i detyrohej palës shqiptare. Dhe jo vetëm që i fshiu këto, por i dha nga buxheti 100 milionë euro të tjera. Po të shkojmë nga viti 2014 gjer sot, ju garantoj që bëhen miliarda e miliarda. Dhe të gjitha këto i dënuan me varfëri dhe dënim qytetarët shqiptarë. Po ta dëgjonit sot ju, asnjëlloj përgjegjësie për largimin e 45% të shqiptarëve nga Shqipëria, asnjëlloj lidhje. Përkundrazi, dëshira e tij e madhe që ata të largohen", shtoi Berisha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos