
Kreu i PD Sali Berisha deklaroi sot se gjuha e përdorur dje në Kuvend nga Taulant Balla është bërë me porosi të kryeministrit Edi Rama, si hakmarrje ndaj denoncimeve të Albana Vokshit te ndërkombëtarët, raporton A2CNN.
“Taulant Balla është krimineli i cili në biseda me Mario Çelën, zotohet se do të arrestojë kundërshtarët e bandës Çelaj, me kusht që ata të garantojnë të gjitha votat. Ky është Taulant Balla, një kriminel i damkosur, e vërteta e tij. Për sa i përket gjuhës së tij, është gjuha që i shkon atij, është gjuhë e një njeriu që nuk ka asnjë normë morale, asnjë normë shoqërore, asnjë normë ligjore. Është një kriminel peng i krimit, i aftë të zbatojë”, tha Berisha.
“Por ai ka zbatuar dje porosinë direkte të Edi Ramës. Ne kemi të dhëna dhe do të hetojmë se ajo çka tha Taulant Balla është bërë në përputhje me porosinë e Edi Ramës, i cili në urrejtjen e papërmbajtur të një paranojaku fajëson Alban Vokshin për ndëshkimet që po vijnë njëra pas tjetrës nga komuniteti ndërkombëtar. Pra është një reagim i Edi Ramës ndaj ndëshkimeve të njëpasnjëshme që ka marrë dhe do të marrë nga komuniteti ndërkombëtar. Kështu që për PD autori i vërtetë i asaj rrugaçërie parlamentare është Edi Rama. Ai ka porositë krimin”, shtoi kryedemokrati.
Parlamenti u përfshi nga debate të forta gjatë pasdites së djeshme, të cilat çuan në ndërprerjen e senacës plenare.
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, duke folur në foltore tha: “Realisht, nuk kishim një numër telefoni tuajin që t’ju merrnim në telefon dhe t’ju thonim 'ore, si mendoni ju për këtë'?. 0900, për ty Albana kam këtë numrin”. (A2 Televizion)