
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka reaguar sërish lidhur me investimin e planifikuar në zonën e Zvërnecit, i shoqëruar nga protesta dhe tensione në terren.
Berisha u shpreh se, sipas tij, ky projekt përbën një nga investimet më serioze në Shqipëri gjatë 30 viteve të fundit.
“PD mbështet investimin e huaj dhe ju po largoni të vetmin investitor të huaj që ka mbetur në Shqipëri. Po e largoni. Vetë më tha ai: ‘Ju më votuat mua’. E hoqi maskën”, tha Berisha.
“PD qëndron për respektin e plotë dhe absolut të së drejtës së pronës. Cila ka qenë zgjidhja në një kohë kur investoheshin miliarda këtu? Nëse ke projekt të miratuar nga qeveria, me dokumente të firmosura nga institucionet zyrtare, kadastra dhe agjenci të tjera, shteti e miraton projektin dhe askush nuk ka më punë me investitorin. Çdo qytetar për çdo parregullsi do të dëmshpërblehej nga shteti dhe më pas do të ndëshkohej abuzuesi”, u shpreh ai. (A2 Televizion)