Berisha në Kombinat: Komision hetimor parlamentar për prishjen e pallateve prej "tërmetit"

Nga A2 CNN
19 Prill 2025, 23:23 | Politikë

Berisha në Kombinat: Komision hetimor parlamentar për prishjen e

Puna e parë që do të bëjë Parlamenti i ri, sipas Berishës, është krijimi i një komisioni hetimor për çështjet e shembjeve të pallateve në zonën e Kombinatit, me motivin e tërmetit.  

“Këtu janë bërë krime me shembje pallatesh që nuk duheshin shembur; me mbajtje pallatesh që duheshin shembur... Çfarë do të bëhet? Do të krijohet me urgjencë një komision hetimor parlamentar. Do të jetë komisioni i parë hetimor për zonën e Kombinatit”, tha Berisha, shkruan A2.

Nga Kombinati, Sali Berisha i ka kthyer përgjigje Edi Ramës për projektin e gazifikimit të Korçës, të cilin ai e quan përveçse mashtrim, një vjedhje të protokollit që ka patur gati Partia Demokratike në vitin 2013, të cilin PS e fshiu.

Natyrshëm që pjesën e dytë të fjalimit, zoti Sali Berisha ia dedikoi Edi Ramës, duke i zbuluar sipas tij të fshehta që ia di jo vetëm ai: “Edi Rama ka punuar për Serbinë në këto vite, më shumë se kushdo tjetër. OSBE deklaroi se Edi Rama ka të fshehura në bankat “off shore” 200 milionë euro dhe Rama nuk e përgënjeshtroi kurrë këtë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos