Edi Rama sqaron arsyen pse nuk duhet ndërruar qeveria në 11 maj. Edhe sikur të mos ishin “çyrykët e kënetës” në krahun përballë, prapë ndërrimi i qeverisë do të kërkonte kohë dhe ndërpritet procesi.
Kjo ka qenë retorika e re e Ramës në mbrëmjen e së shtunës në Korçë, duke iu drejtuar grave dhe vajzave të këtij qyteti.
Lajtmotivi i fjalimit të Ramës ishte pasaporta evropiane, duke ia lënë asaj në dorë zgjidhjen e çdo halli edhe brenda, edhe jashtë Shqipërisë, sipas tij.
Në fund, ai u kërkon grave korçare që t’u mbushin mendjen edhe kunatave që kanë burra demokrate që të dalin nga këneta, duke vijuar kështu linjën që ka nisur prej ditësh me këtë lloj batute dhe duke e çuar atë edhe një nivel më tej. (A2 Televizion)