Berisha “merr pjesë” në homazhet për Ismail Kadarenë

Nga A2 CNN
3 Korrik 2024, 17:47 | Politikë

Nëpërmjet një kurore me lule, Kryetari i PD Sali Berisha ka “marrë pjesë” sot paradite në homazhet e zhvilluara në TKOB në nder të gjeniut të letrave shqipe.

Kurora është vendosur nga n/kryetari Luçiano Boçi dhe deputetja Albana Vokshi.

N/Kryetari Luçiano Boçi në "Librin e Kujtimeve" ka shkruar disa fjalë ngushëllimi për gjeniun e letërsisë shqipe.  

"Në emër të Kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha shprehim pikëllimin e madh për humbjen e gjeniut, figurës së ndritur, i cili me veprën e tij tejshkoi kohën, theu normat dhe tabutë ideologjike të socrealizmit dhe i dha letërsisë shqiptare dhe shpirtit shqiptar përmasë botërore. I paharruar do të mbetet Kadare dhe vepra e tij do ndikojë në shekuj shpirtin dhe krenarinë tonë", shkruan Boçi.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos