Në Parlamentin e Shqipërisë ka nisur lobimi që t’i drejtohen në mënyrë zyrtare Parlamentit të Greqisë për të hequr ligjin e luftës. Ekskluzivisht në A2 CNN, Shpëtim Idrizi ka njoftuar se nismëtari i kësaj kërkesa ka qenë pikërisht ai, dhe se ka nisur negociatat me disa deputetë të parlamentit, jo me grupe parlamentare, për të bërë të mundur që kjo kërkesë zyrtare të shkojë në shtetit fqinj, si një e mirë për interesat e Shqipërisë.
“Unë kam filluar lobimin me deputetët e Parlamentin e Shqipërisë, që Parlamenti i Shqipërisë të gjej një instrument që t’i drejtohet parlamentit të Greqisë duke kërkuar dhe angazhimin e tyre në qeverinë e tyre që ta heqin ligjin e luftës, kemi nevojë për një vetëdije më të madhe shoqërorë, sepse kemi detyrimin që të kemi detyrimin të kemi marrëdhënie të mirë me Greqinë, janë fqinjët tanë”, u shpreh Idrizi.
I ftuar në emisionin “Debat” nga Alba Alishani, Idrizi tha se kjo nismë është në hapat e fundit të konkretizimit.
“Kam shumë kohë që po punojë me këtë gjë, kam nisur konsultimet me deputetët, sepse jam i bindur q Parlamenti i Shqipërisë do e marrë këtë nismë, sepse jemi në hapat e fundit për ta konkretizuar, se nuk mendoj që ka deputet që nuk e mendon se Greqia duhet të heq ligjin e Luftës”, përfundoi Idrizi në A2 CNN.
Për analistin Erald Kapri, kjo nismë është optimiste, por e sheh të pamundur. (A2 Televizion)