Berisha në arrest shtëpie, reagon i biri: Kartolina e Ramës për Vitin e Ri

Nga A2 CNN
30 Dhjetor 2023, 14:23 | Politikë

Berisha në arrest shtëpie, reagon i biri: Kartolina e Ramës

Kartolinë për Vitin e Ri nga ana e kryeministrit Edi Rama e ka cilësuar i biri i Sali Berishës zëvendësimin e masës së sigurisë në “arrest shtëpie” ditën e sotme.

Shkëlzen Berisha në Facebook.

“Kartolina e Rames per Vitin e Ri eshte arrestimi dhe izolimi i liderit te opozites!”

Kujtojmë se ditën e sotme, pas disa shtyrjesh, GJKKO vendosi masën e arrestit në shtëpi për ish-kryeministrin Sali Berisha. Kjo masë arresti do të shoqërohet me mbikëqyrje policore dhe pengim të komunikimit me persona të tjerë.

Avokati i Berishës, Genc Gjokutaj, pas daljes nga SPAK u shpreh për mediat:

“Përfundimisht, gjykata pranoi kërkesën e SPAK-ut. Është shqetësues fakti që ky vendim shoqërohet me ndalimin e komunikimit për një deputet që lirinë e shprehjes e ka të drejtë kushtetuese dhe për këtë, SPAK-u duhet të kishte marrë autorizim të veçantë nga Kuvendi. Pritej sepse kjo gjykatë ka bërë edhe shkelje më të mëdha”.

Nuk dihet ende nëse do të ketë një reagim nga vetë Sali Berisha duke qenë se komunikimi me persona të tjerë i është ndaluar.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos