“Zyra e Beqajt nuk merrej me fonde të BE-së”, Rama: Fjalën hajdut nuk mund t’ia vendosni ju

Nga A2 CNN
30 Dhjetor 2023, 13:21 | Politikë

“Zyra e Beqajt nuk merrej me fonde të BE-së”, Rama:

Kryeministri Rama foli në konferencën e fundvitit edhe për Ilir Beqajn duke thënë se në sekondën e fundit kur iu vu një akuzë, ai iku nga detyra, ndërsa theksoi se zyra që ai drejtonte nuk menaxhonte fondet të Bashkimit Europian.

“Ilir Beqaj në sekondën e fundit kur iu vu një akuzë, iku nga detyra. Beqaj, në sekondën kur u vu në akuzë dhe dorëheqjen dhe u hap menjëherë procesi për zëvendësimin dhe nuk është kryenegociator. Ai ishte koordinator i ndihmës në një institucion, që nuk menaxhon fonde të BE-së, nuk menaxhon fonde të asnjë donator.

Është një zyrë koordinimi në funksion të qeverisë shqiptare dhe një urë komunikimi për të gjithë donatorët  për fondet e huaja, të cilat nuk kalojnë fare nga kjo zyrë. Zhurma e bërë për “zhvatje fondesh të BE-së” është një gënjeshtër, pasi kjo zyrë nuk merr fonde nga BE-ja.

Deri tani, akuza është shpërdorim detyre, jo korrupsion. Fjala hajdut është fjalë shumë e madhe. Liria e fjalës për të damkosur dikë për hajdut është abuzim”, tha Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos