"Ne trajtohemi si algoritëm, jo si njerëz", Arben Malaj: Ja si po e përdorin partitë Inteligjencën Artificiale

Nga A2 CNN
19 Prill 2025, 21:36 | Politikë

"Ne trajtohemi si algoritëm, jo si njerëz", Arben Malaj: Ja

Arben Malaj, ish-ministër i Financave, në një lidhje direkte me studion e “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, deklaroi se fushatat e sotme elektorale ndryshojnë nga të mëparshmet sepse, sipas tij, njerëzit po trajtohen si algoritëm dhe jo si persona me vetëdije.

“Fushatat kanë ndryshuar. Kemi një spostim nga programet elektorale, që bëheshin edhe me ballafaqime televizive mes konkurrentëve, te absolutizimi i përdorimit të rrjeteve sociale. Njerëzit po trajtohen si algoritëm, jo si njerëz me vetëdije. Inteligjenca Artificiale ka favorizuar politikanët për të ndarë grupet te të cilët japin mesazhin që ata dëshirojnë të dëgjojnë. Duke qenë se mashtrimi elektoral është rritur, e vetmja vaksinë është të verifikohen faktet”, tha Malaj.

Sipas tij, “partitë nuk dallohen më në programet e tyre politike”.

“PD kërkon të gjejë kudo ndonjë votë. Premtimet që bën i ka të pamundura t’i realizojë. Nëse do t’i mbajë, do kalojë në krizë ekonomike. Do të thotë që do të vrasë veten. Ne kemi parë që shkalla e plotësimit të premtimeve është e vogël. Ajo që më shqetëson është që gënjejnë, mjafton t’i marrësh votën njerëzve”, theksoi më tej Arben Malaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos