Sali Berisha, kreu i Partisë Demokratike, gjatë prezantimit të kandidatëve në Kombinat, deklaroi se ka ftuar për koalicion të gjitha forcat politike, përveç partive të Edi Ramës dhe Lulzim Bashës.
"Sigurisht, ke të drejtë të bësh apo të mos bësh koalicion. Por një gjë ta dini, të gjithë atyre forcave politike, jo PS-së dhe Bravës, të gjithë i kemi ftuar. Jo se unë nuk kisha vërejtje, por prapë interesi juaj, prapë interesi i madh i vendit për të shpëtuar nga kjo e keqe. I ftuam të vijnë në koalicion. Çfarë thonë tani? Ne nuk duam rotacion. Duan Edi Ramën atëherë. Rrinë për të zgrapur vota nga ne për të ndihmuar Edi Ramën. Ky është akt i shëmtuar. Nxjerrin teza se ne jemi kundër sistemit. Cilit sistem? Kujt ia thua ti këtë? Ti harron se kjo është tezë talebanësh. Urdhëro, ka një opozitë të vërtetë që po përballet dhëmb për dhëmb dhe deri dje ishe në atë opozitë ti. Po kur të kapën për veshi, të nxorën jashtë, nxjerr teza të tilla. Unë nuk dua rotacionin. Unë jam opozitë e sistemit. Kjo do të thotë opozitë e opozitës, shërbëtor i qeverisë. Ndaj dhe për ta mbyllur këtë, thirrja ime për ju është kjo: në këto kushte, të gjithë ne jemi misionarë. Dhe u siguroj ju se si misionarë ne do tejkalojmë çdo censurë, çdo bllokim, çdo kërcënim dhe do realizojmë fitoren e shkëlqyer me datën 11 maj", tha Berisha, shkruan A2.
"Ky projekt është projekt për çdo shqiptar të ndershëm pavarësisht nga bindjet e tij politike. Ky projekt është projekt që kërkon të nxjerrë Shqipërinë nga mjerimi. Është projekt që kërkon t’i mundësojë suksesin ccdo shqiptari që kërkon të jetojë me djersën e tij. Është projekt që kërkon të mbajë fëmijët shqiptarë këtu për të ndërtuar në Shqipëri ëndrrën e tyre. Ndaj dhe ne të ndalemi në këtë kohë, ditë e natë me ccdo qytetar, t’i paraqesim projektin, të diskutojmë. Ka një klimë të jashtëzakonshme.
Unë po vij sot nga Dibra, e kam parë atë klimë vetëm në vitin 1992. Kudo që shkoj gjej një entuziazëm, një optimizëm të pakrahasueshëm me të tjerët. A e dini që nëpër Tiranë sillen si hije të zeza përfaqësuesit e PS? Nuk i pret kush. Tre vetë presion Erion Bracce, pesë vetë Fatzi Xhafën, Korbën kërkush. Me një fjalë ecin të braktisur nga qytetarët", shtoi Berisha. (A2 Televizion)