"A ka tentuar t'ju blejë Edi Rama?", Alimehmeti: Nuk më afrohen se e kanë të qartë që nuk blihem

Nga A2 CNN
19 Prill 2025, 20:45 | Politikë

"A ka tentuar t'ju blejë Edi Rama?", Alimehmeti: Nuk më

Mjeku Ilir Alimehmeti, kandidat për deputet i Partisë Demokratike në Qarkun e Tiranës, ishte i ftuar në studion e “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN.

Alimehmeti, kur u pyet nëse ndihet i përdorur nga politika, u përgjigj: “Unë jam mjek, kam punuar për publikun dhe e kam “detyrën” time të përdorem nga publiku. Do të doja shumë që të përdorem nga njerëzit. Unë shkoj në Parlament për të përfaqësuar njerëzit dhe që të ofroj zgjidhje. Kjo është politika në fund të fundit. Por, neve kemi kthyer të kundërtën, që politika përdor njerëzit”.

Sipas tij, ka ndodhur që Edi Rama ka “blerë” kundërshtarë të tij politikë, por shtoi se ai nuk blihet.

“Mua më pëlqen shumë fakti që janë shumë të qartë që jam i pableshëm dhe nuk më është afruar kush. Dihet se kush mund të jetë i bleshëm e kush jo. Te ai që nuk blihet nuk afrohen fare dhe më pëlqen shumë fakti që më konsiderojnë të tillë në Partinë Socialiste”, theksoi Alimehmeti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos