Berisha: Nuk jam profet që të parashikoj sa mandate marrim

Nga A2 CNN
10 Prill 2025, 17:01 | Politikë

Sali Berisha nuk preferon të japë shifra kur pyetet sa mandate parashikon të fitojë në zgjedhjet e ardhshme. Ndryshe nga Edi Rama, kryedemokrati thotë se nuk merret me profeci, por garanton optimizëm.

Në konferencë për shtyp, Berisha pohoi se problematikat e zgjedhjeve në Shqipëri ishin temë diskutimi në dy seanca të rëndësishme, një në Këshillin e Europës mes grupeve parlamentare të qendrës së djathtë dhe të djathtës konservatore, si dhe një tjetër në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian.

Zgjedhësit e tij nga diaspora i garantoi se demokratët do të bëjnë gjithçka për të mbrojtur votën e tyre që do të mbërrijë nga jashtë territorit të vendit.

Berisha sqaroi se është rastësi çelja e fushatës më 11 Prill, në 40 vjetorin e vdekjes së ish-diktatorit Enver Hoxha.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos