Kryetari i Partisë Demokratike tha që, nëse forca e tij politike vjen në pushtet, do të ndryshojë orarin e qëndrimit të nxënësve në shkolla, duke u përqendruar te siguria.
“Shkollat do të kenë si orar, jo orarin e mësimit, por 8 orë në mënyrë që fëmijët të qëndrojnë, të ushqehen dhe të bëjnë detyrat dhe mësimet në shkollë dhe familjarët të kryejnë detyrimet në punë që kanë”, tha Berisha gjatë një bashkëbisedimi në rrjetet sociale me njerëzit.
Ai e quajti dhunën në shkolla problem madhor dhe në rritje dhe premtoi se do të trajtohet me dorë të hekurt. “Toleranca do të jetë zero. Çështja e dhunës në shkolla është madhore edhe e familjeve të cilat nuk duhet kurrë të pranojnë që fëmijët e tyre të shkojnë në shkolla të armatosur, por edhe të mos kenë asnjë motiv për ta bërë këtë”, shtoi ai. (A2 Televizion)