Berisha: Rama po varros reformën territoriale për të manipuluar zgjedhjet

Nga A2 CNN
23 Korrik 2026, 16:54 | Politikë

Berisha: Rama po varros reformën territoriale për të manipuluar

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po përdor reformën territoriale për interesa elektorale dhe për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve të ardhshme. Në një prononcim për gazetarët jashtë sallës së Kuvendit, ai deklaroi se Rama groposi reformën territoriale, pavarësisht një pune njëvjeçare për hartimin e një modeli të ri, që sipas tij duhet të ishte në interes të qytetarëve.

“Në këtë parlament sot Edi Rama groposi reformën territoriale, të një rëndësie të jshtëzakonshëm për qytetarët. Varrosi një pune 1-vjeçare serioze të mbështetur nga komuniteti ndërkombëtar edhe financiarisht, sepse do me çdo kush jo reformë në interes të qytetarëve, por të manipulimit të zgjedhjeve dhe rrëmbimit të votave me çdo kusht. Ai sot ishte meit i pakallur këto janë përpëlitjet e fundit të një njeriu që do përfundojë në galerat më të errëta të historisë. Edi Rama nuk shëpton më. Erdhi vetëm për të varrosur reformën territoriale, tmerrin dhe ferrin që ka nga vota e shqiptarëve dhe tashmë nuk mbetet gjë tjetër veçse revolta paqësore e bashkive të cilat ai do t’i zhdukë nga faqja e dheut”.

Sipas Berishës për shkak të projektit të tij krejtësisht elektoral, Rama “po bashkon disa bashki me shpresë se do të ndryshojë përbërjen elektorale. Bashkon Rrogozhinën me Kavajën, Prrenjasin me Librazhdin, Memaliajn me Tepelenën, Këlcyrën me Përmetin dhe një seri bashkish të tjera”, tha Berisha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos