Zgjedhjet në Spanjë, e djathta ekstreme një hap larg pushtetit

Nga Erjon Dervishi
29 Nëntor 2026, 10:47 | Bota

Spanja voton këtë të diel në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, që do të përcaktojnë nëse kryeministri socialist Pedro Sanchez do të sigurojë një mandat tjetër apo vendi do të kalojë nën drejtimin e konservatorëve, me mbështetjen e mundshme të së djathtës ekstreme.

Një humbje e socialistëve mund t’i hapë rrugën përfshirjes së ekstremit të djathtë në qeverinë spanjolle për herë të parë që nga fundi i diktaturës së Francisco Francos në vitin 1975.

Një zhvillim i tillë do të pasqyronte edhe forcimin e kësaj rryme politike në Europë, veçanërisht në sfondin e debateve mbi emigracionin.

Sanchez, i cili drejton vendin prej vitit 2018, shpalli zgjedhjet e parakohshme me synimin për të siguruar një shumicë të qëndrueshme parlamentare, pasi ligjvënësit rrëzuan masat e propozuara nga qeveria për përballimin e krizës së strehimit.

Sondazhet e para pritet të publikohen menjëherë pas mbylljes së qendrave të votimit, ndërsa rezultatet paraprake rreth një orë më vonë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos