Berisha reagon ndaj Marta Kos: Deklarata e saj për zgjedhjet e frymëzuar nga propaganda e paguar e Ramës

Nga A2 CNN
25 Nëntor 2025, 13:22 | Politikë

Berisha reagon ndaj Marta Kos: Deklarata e saj për zgjedhjet e

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, në një konferencë me gazetarët, reagoi ndaj deklaratës së Marta Kos lidhur me zgjedhjet në Shqipëri, duke e cilësuar atë “të frymëzuar nga propaganda e paguar e Edi Ramës”. Sipas tij, deklarata e diplomates përbën një shkelje të rëndë të standardeve ndërkombëtare të vlerësimit të zgjedhjeve.

Berisha theksoi se Partia Demokratike ka kundërshtuar publikisht qëndrimin e Kos, të cilin e ka quajtur produkt të “ekstremizmit të majtë, dizinformimit dhe admirimit të pashpjegueshëm ndaj Ramës dhe qeverisë së tij”.

Në vijim, ai njoftoi se ka përshëndetur reagimin e zëdhënësit të Komisionit Europian, i cili, sipas Berishës, ka dhënë një qëndrim “kryekëput të kundërt” me atë të Marta Kos, duke reflektuar qëndrimin zyrtar të BE-së, shkruan A2 CNN.

“Falënderoj Komisionin Europian për reagimin korrekt,” u shpreh Berisha, duke shtuar se PD mbetet e angazhuar plotësisht në procesin e integrimit europian, të cilin e cilësoi “të ardhmen më të mirë për shqiptarët”.

Ai deklaroi se Shqipëria aktualisht “nuk plotëson asnjë nga kushtet për anëtarësim”, përveç pozicionit gjeostrategjik. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos