Berisha sërish në SHBA? IDU mban forumin në Uashington, pritet ftesa për kreun e PD

Nga Anesti Barjamemaj
20 Shtator 2026, 13:40 | Politikë

Udhëtimi një javor në Nju Jork dhe në Teksas, mund të mos jetë i fundit për këtë vit për kryetarin e PD Sali Berisha.

Lajmi i mirë për kryedemokratin duket se vjen sërish nga IDU, e cila zhvillon forumin e radhës në Uashington në datat 2 deri në 4 Dhjetor, ku marrin pjesë të gjitha partitë politike të spektrit të dhjathtë që janë të anëtarësuara në këtë organizatë.

Ky takim mund të jetë dritarja e radhës për Berishën që të kapërcejë oqeanin dhe këtë herë të jetë shumë pranë Shtëpisë së Bardhë.

Por për pjesëmarrjen në këtë takim duhet një ftesë, e cila në javët në vijim mund të sigurohet. Nëse sigurohet ftesa, në krye të delegacionit pritet që të jetë Sali Berisha, siç ka ndodhur në vitet e fundit që lideri demokrat ka udhëtuar shpesh në Evropë dhe Amerikë Latine për të përfaqësuar demokratët në këto forume.

Kjo mundësi udhëtimi drejt SHBA-së për Berishën vjen fill pas vizitës së tij një javore ku mori pjesë në konventën e republikanëve në Teksas. Vizita në SHBA u konsiderua e një rëndësie të veçantë nga demokratët, pasi erdhi 5 vite pasi ishte shpallur non grata.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos