Në mbështetje të protestave për ish-krerët e UÇK, foli pak më herët edhe Kreu i Partisë Demokratike të Shqipërisë Sali Berisha. Ai shprehet se nuk është kundër dënimit të krimeve individuale, por gjykon të pabazuar idenë e një linje komandimi.
“Apelimi mbetet e vetmja rrugë drejt lirisë, mendon Berisha. Ne kemi mbështetur dhe mbështesim ndëshkimin e autorëve konkret të krimeve konkrete, por linjat e komandës dhe dënimi me linja komande nuk është nuk ka një bazë. Ngritja e gjykatës së Kosovës. Çdo shqiptar në Kosovë duhet ta dijë se ngritja e saj në Hagë është bërë për shkak të një detyrimi. Në qoftë se Serbia e ngriti në Beograd, Kroacia në Zagreb, kjo gjykatë e Kosovës u ngrit në Hagë për një motiv; për shkak të vrasjes së dëshmitarëve. Kjo është e vërteta dhe gjykata nuk mund të mos ngrihej. Gjykata u ngrit edhe për një arsye të dytë, në mënyrë që tribunali për ish-Jugosllavinë të mos aplikohej në rastin e Kosovës në tutje. Ky problem ka apelimin si rrugë të vetme. Të gjitha përpjekjet tjera i garantoj qytetarët veç sa ndërlikojnë, jo vetëm ish-udhëheqësit politik të Kosovës, por dhe vetë Kosovën”, tha Berisha.
(A2 Televizion)