Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, për të cilin tha se është i përfshirë në afera të rënda korruptive.
Komentet Berisha i bëri gjatë një konference për mediat, ku tha se shqypi gjerman e quajti kryeministrin shqiptar ‘Ramaduro’, shkruan A2 CNN.
Sipas Berishës, këtë fyerje të madhe të shtypit gjerman për kryeministrin Edi Rama, mediat e huaja nuk ia kishin bërë as diktatorit Enver Hoxha.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Tani ju e thoni në fyerje. Ajo është fyerja më e madhe.
Ramaduro.
Faktikisht shtypi gjerman e shpalli Ramaduro.
Nuk ka dëshmi më të fortë.
Bravo i qoftë gazetarit.
Ramaduro. Nuk ia kanë bërë as Enver Hoxhës këtë. Që a ishte ai.
Le që kishte statujën 10 metra të lartë kur e shkulëm.
Megjithatë nuk thoshin...
Kjo e ka gjetur gazetari i mençur.
Në gjermanisht do të thotë Ramaduro. (A2 Televizion)